RTV "Aldi" shënon 9 vjetorin e punës në Luginë (video)
Radio Televizioni privat në Preshevë "Aldi" ka mbushur 9 vite punë në fushën e informimit duke luajtur një rol të rëndësishëm në jetën shoqërorë në Luginë përmes programeve të ndryshme të transmetuara.Ky medium ka filluar punën më 1 dhjetor 2016 dhe ka realizuar emisione të ndryshme nha kultura, politika e deri të problemet e qytetarëve.
“Ka qene një dritare e hapur për të gjithë dhe ka dhënë kontribut për informim të drejtë dhe të shpejtë. Rtv Aldi qe 9 vite se funksionuar ka qenë dhe është dhe do jetë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë drejtori i RTV “Aldi” Isuf Memeti.
Ai shprehet i kënaqur me rezultatet e deritanishme që me një punë të madhe po qëndron në shërbim të qytetarëve të Luginë së Preshevës.
RTV “Aldi” është mediumi i parë elektronik privat që është transformuar në transmetimin e sinjalit digjital në Luginë të Preshevës dhe mbetet një dritare informative objektive./Titulli.com/